Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës.
Rreth orës 06 :30, 41-vjeçari Eduart Ismaili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz A Class kur ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte. Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanalin në anë të saj.
Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti. Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve të marra nga spital, 41-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në gjendje të stabilizuar. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.