“Emri im do të qarkullojë shpesh te Tirana” – Orges Shehi thyen heshtjen: Ja e vërteta e gjyqit në FIFA me Ballkanin
Klubi i Futbollit Tirana, pas një periudhe jo pozitive, duket se ka gjetur njëfarë ritmi pas merkatos së janarit.
Përforcimet cilësore kanë sjellë një frymë të re, çka është reflektuar në ndeshje të mira dhe pikë të grumbulluara, me përjashtim të derbit. Pavarësisht përmirësimit, skuadra bardheblu ende nuk ndodhet në pozicionin që i takon, por premisat për të ardhmen konsiderohen pozitive.
Dhe analiza kësaj radhe vjen nga ish-trajner i klubit, Orges Shehi, i cili në një intervistë për “Sport Focus” në :ora News” ka vlerësuar ndryshimin e ekipit pas muajit janar.
Sipas tij, afrimi i lojtarëve cilësorë ka prodhuar lojëra të mira dhe pikë të domosdoshme, duke përjashtuar ndeshjen e derbit. Edhe pse pozicioni në tabelë ende nuk është ai që i takon klubit, premisat janë pozitive.
Lidhur me zërat për një rikthim të mundshëm, Shehi shprehet se është normale që emri i tij të qarkullojë, duke kujtuar periudhën e suksesshme prej 2 vitesh e 8 muajsh kur drejtoi bardheblutë.
“Emri im do të qarkullojë shpesh për tek Tirana, sidomos në këto situata,” u shpreh ai, duke pranuar se e kaluara e tij e suksesshme me klubin bën që emri i tij të lakohet sa herë që skuadra kalon momente delikate. Kjo deklaratë lë hapësirë për spekulime rreth të ardhmes së bankinës bardheblu.
Por pavarësisht interesimit nga klube të ndryshme, Orges Shehi sqaron se aktualisht e ka të pamundur të lidhë marrëveshje të reja.
Ai zbulon se është ende nën kontratë dhe paguhet nga klubi i Ballkanit, gjë që përbën një pengesë ligjore.
Për të zgjidhur këtë ngërç, çështja i është drejtuar organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA. Shehi konfirmon se studioja e tij ligjore ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet një vendim për të zhbllokuar situatën.
Orges Shehi: “Tani Tirana pas janarit të këtij, me gjithë përforcimet që kanë marrë lojtarë cilësorë, ëh, ka bërë ndeshje të mira, ndeshje të mira janë dhe me pikë, përveç derbit, kështu që në atë pozicion që ishte, pikët i kishte të domosdoshme. Akoma është në pozicion jo të mirë, jo aty ku i takon.
Por mendoj që premisat i ka të mira. Tani unë kam drejtuar Tiranën dy vjet e tetë muaj dhe kam arritur atje shumë suksese, kështu që emri im do të qarkullojë shpesh për tek Tirana, sidomos në këto situata, por nuk është se ka diçka, edhe për shkak të çështjes që unë kam me ish-klubin tim, sepse unë jam kontratë dhe paguhem nga Ballkani.
Çështja tani ka shkuar në FIFA, dhe janë dorëzuar të gjitha dokumentet si nga avokatët e mi, dhe nga studio ligjore”.