Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën 20 vjeçari Pavlin Preka.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.