Kulturë

Eni Jani rrëfen momentin e vështirë me Genc Fugën: I kam folur gjithë kohën…

Aktorja Eni Jani ka rrëfyer ndër të tjerat një nga momentet më të vështira, kur bashkëshorti i saj Genci Fuga pati probleme shëndetësorë.

E ftuar në “Interview” në Euronews Albania ajo tha se për të përballuar çdo gjë ajo i ka marrë gjërat hap pas hapi, ndërsa shtoi se ndonëse është një person shumë i ndjeshëm e emocional, në momente të tilla të vështira ajo gjen një forcë që të përballojnë gjithçka.

“I kam marrë gjërat hap pas hapi. Jam përpjekur të ruaj qetësinë dhe mendoj se e kam ruajtur ashtu si duhet. Nuk kam qenë problematike për mjekët, kam ruajtur qetësinë edhe te ata, se unë nuk doja të më qetësonin mua, unë doja të kuptoja. Ishte shok shumë i madh. Në momentin që unë jam takuar me mjekët pas ndërhyrjes kisha kaluar një ditë të tërë pranë Gencit, që Genci herë ishte e herë nuk ishte. Dhe unë mendoja që duhet t’i flisja që ai të dëgjonte gjithë kohën zërin tim, nga ora 11 e paradites deri në orën 10 të mbrëmjes, unë vetëm i flisja. Kur ai më shikonte lumturohesha. Kur e vumë te skaneri, unë i shpjegoja çdo gjë, gjatë gjithë kohës nuk i jam ndarë, sepse doja të isha gjithë kohën me të. Unë jam shumë e ndjeshme si natyrë, por në situata të tilla më jep Zoti forcë”- tha Eni Jani.