Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë.
Lajmin e ka zbuluar vetë Enkeli i cili ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku zbulon se djali i tij është bekuar me nje djalë.
“Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”, shkruan ai.
Kujtojmë se në verën që lam pas, djali i Enkelit dhe partnerja e tij bënë një dasmë të këndshme e cila u përfol shumë në media, por askush nuk e vuri re se Paola ishte në pritje të ëmbël.