Politikë

“Erdha të marr letrat e SHIK”/ Pas dy orë qëndrimi, Monika Kryemadhi del nga SPAK

Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka lënë ambientet e Prokurorisë Speciale, ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Kryemadhi ka lënë mjediset e SPAK duke qeshur, ndërsa ndaj saj ka një masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Kur u fut në Apelin e GJKKO, ajo tha se kishte shkuar për të marrë letrat e “SHIK”.

Nuk dihet nëse Kryemadhi ka shkuar për të tërhequr fashikujt e dosjes, apo për të zbatuar masën e sigurisë që i është vendosur nga GJKKO.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.