LifeStyle

‘Erë ndryshimesh’/ Rozana Radi merr emisionin e pasdites në TCH, Bieta Sulo së shpejti në RTSH

Pas shumë  vitesh në Top Channel, flitet se Bieta Sulo do largohet nga televizioni që e bëri të njohur. Prej kohësh ka patur thashetheme për një lëvizje të mundshme të moderatores, por asgjë konkrete. Ndërkohë, mësohet se emisionin e pasdites do ta drejtojë Rozana Radi, e cila jo më kot u fut në Big Brother.

E mbetur në këtë situatë, mesa duket Bieta ka kërkuar ndihmën e bashkëshortit, Alban Dudushi, i cili mësohet se ka siguruar një ‘vend’ për të pikërisht në Radio Televizionin Publik Shqiptar, aty ku është edhe vet.

Përsa i përket ‘Ftesë në 5’, thuhet se Rozana do i japë një tjetër fytyrë emisionit, duke sjellë një platformë të re dhe krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim.

Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht deri tani, por zhvillimet pritet të jenë të qarta në javët në vijim. Ndërkohë, lajmi ka ngjallur interes të madh në rrjet, duke rikthyer në vëmendje dinamikat në ndryshim të televizioneve shqiptare.