Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar kërkesën e ankimimit të avokatëve të Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim për ndryshimin e masës së sigurisë.
Në një njoftim të Apelit të GJKKO bëhet me dije se shorti është hedhur më datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Prej daljes së këtij njoftimi dhe në vijim mediat dhe burime të ndryshme bëjnë me dije se Erion Veliaj po lëviz fuqishëm në dy drejtime për të dalë nga burgu.
Lëvizja e parë është përmes mikut të tij, familjarë të të cilit i ka qerasur me leje ndërtimi, dhe ai është Fatmir Xhafaj.
Xhafaj njihet për lidhjet e tij në sistemin e drejtësisë dhe specifikisht gjyqtari Engert Pëllumbi është nga ata njerëz familjarë të të cilit kanë përzemërsi ideologjike me Xhafajn përveç interesave, pasi Engerti është nipi i një ish prokurori të komunizmit dhe ish-zëvendësministri socialist.
Kjo është njëra linjë përmes së cilës po përpiqet Veliaj të dalë nga burgu.
Por duke qenë se Edi Rama ka dhënë urdhër në parti që mos guxojë kush ta mbrojë Erion Veliajn, ky i fundit i druhet kësaj gjëje dhe po përpiqet me çdo kusht të blejë lirinë duke peshuar me para gjyqtarin Engert Pëllumbi.
Disa burime pranë të dyve konfirmojnë se Erion Veliaj po ofron miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për të ndryshuar masën e sigurisë.
Burimet bëjnë me dije sa shumat e ofruara nga Veliaj janë aq marramendëse sa gjyqtari Engert Pëllumbi, afërmendsh, mezi po pret të vijë dita e martë.