Denoncimi i ekspertëve dhe këshilltarëve bashkiakë. Material për SPAK për nisjen e hetimeve për kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, ku me NIPT 1 euro do gllabërohet tokë me vlerë 840 milionë euro, me këto para do rriteshin 100% pensionet e shqiptarëve dhe nuk do paguanin dyfish edhe për kompensimin e pronave. Paligjshmëria e vendimit duke anashkaluar ministritë e linjës,dhe duke barazuar vendimarrjen e bashkisë me marrjen e kompetencave të kryeministrit për investitorët strategjik që është kompetencë e qeverisë.
Çështja e pronave është bërë një problem jo vetëm për Shqipërinë, ku pronarët real nuk po marrin pronat e tyre , por edhe për Gjykatën e Strasburgut, e cila duke i parë që po abuzohet dhe po krijohen shkelje të jashtëzakonshme përsa i përket kthimit e kompensimit të pronave,ka detyruar qeverinë shqiptare që të paguajë miliona euro për pronarët real, ndërkohë që pronat e pronarëve real që mund të merrnin prej tyre nuk do t’i kushtonin asnjë qindarkë shtetit, përkundrazi këto para me të cilat qeveria është e detyruar në zbatim të vendimit të gjykatës të Strasburgut t’u jap pronarëve, mund të kalonin pensione apo për rritje të pagave dhe për shërbime të tjera. Fakti është tejet domethënës dhe tronditës ku shikon që pronat e pronarëve janë të lirshme, ato mund t’u jepen pronarëve, por oligarkia dhe njerëzit e lidhur me pushtetin po kërkojnë t’i marrin , t’i shfrytëzojnë dhe kompensimin e bën shteti, pavarësisht se shteti në vetvete nuk ka ku t‘i gjejë paratë për kompensimin, pasi këto para dalin nga xhepi dhe buxheti i taksapaguesve shqiptarë.
Një rast skandaloz i tillë po trondit dhe Vlorën kohët e fundit, ku kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i emëruar para pak kohësh po e kthen në babëzi dhënien e mbi 850 hektarëve tokë që kushton afërsisht 840 mln euro, çka do të thotë që do të rriteshin me 100% pensionet për shqiptarët, pa llogaritur që këto prona, kjo sipërfaqe ka edhe pronarë real dhe pronarët do të kërkojnë dëmshpërblim dhe do të fillojnë procese gjyqësore , ndërkohë që tokën e tyre po e marrin disa oligarkë e individë të lidhur me pushtetin lokal, duke treguar një papërgjegjshmëri totale, duke shkelur ligjin dhe duke u bërë objekt i menjëhershëm i hetimeve nga SPAK .
Të marrësh 850 hektarë tokë , e cila ka kushtuar vetëm një euro, pasi aq kushton nxjerrja e një nipti në QKR, është një skandal i vërtetë, ku kjo sipërfaqe, që është marrë me një nipt që ka nxjerrë firma është 1 mijë lekë të vjetra tek QKR dhe nga kjo të përfitohen 840 milionë euro, nuk ka skandal më të madh të një shtetari lokal, sikurse është papërgjegjshmëria,që kërkon të tregojë kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
Në lidhje me këtë situatë kanë nisur dhe reagimet e para, të cilat janë bërë objekt jo vetëm në zonat në të cilat ndodhet toka ku flitet për një reagim të pronarëve legjitim, por edhe në këshillin bashkiak të Vlorës që detyrimisht është përgjegjës për firmosjen dhe miratimin e këtij projekti, nga ku qytetarët nuk duket se kanë ndonjë përfitim dhe për të cilën ne sot morëm edhe shkas nga një reagim i përgatitur dhe i bërë publik në rrjete sociale nga Gjergj Nika, të cilin ne do e publikojmë më poshtë për t’i dhënë zë këtij shqetësimi.
01-Gjergj Nika: Vlora nuk është e disa “socialistëve”, që nuk janë as nga Vlora!
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është paraqitur një projekt- vendim nga Bashkia numër 18898 i datës 20.11.2024, me të cilin kryetari i bashkisë i kërkon këshillit bashkiak që 831 hektarë, sipërfaqe kullotë në zonën Shashicë – Gumenicë t’u jepen me qira për 10 vjet subjekteve që janë interesuar pranë ministrisë për ta përdorur për veprimtari fotovoltaike dhe eolike.
Ky vendim u tërhoq për dëgjesë publike dhe do të risillet në mbledhjen e muajit dhjetor.
Projekt- vendimi në mendimin tim është totalisht abuziv dhe i pasqaruar për këshilltarët dhe qytetarët pasi bashkia thotë: “Ma jepni mua, se pastaj di unë kujt ia jap!”
Dua të shtroj disa pyetje!
Me çfarë tagri bashkia do të administrojë e shpërndajë si t’i dojë pronat e qytetit të Vlorës, kur asetet e bashkisë i ka Këshilli Bashkiak?
Normalisht që jemi pro investimeve, por cilido investitor shfaq interes, projektet, apo propozimet i paraqet në bashki dhe bashkia i sjell në Këshillin Bashkiak për diskutim e miratim!
Pse nxiton kryetari i bashkisë?
Mos vallë për të realizuar këto projekte ka ardhur?
Përse vijnë në Vlorë?
Për të përfituar, apo për të kontribuar për Partinë Socialiste?
Për të shkatërruar ekosistemin dhe gjithë trashëgiminë tonë kulturore?
Për të ndërtuar një turizëm, apo ekonomi sipas modeleve, të cilat nuk janë të përshtatshme e efektive për Vlorën?
Pse nxiton bashkia ta marrë këtë parcelë dhe ta shpërndajë sipas orekseve dhe interesave të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrakstrukturës?
Këshilltarët socialistë kurrsesi nuk duhet ta miratojnë këtë projekt, pasi nuk janë rritje pagash, ndryshim strukturash, por janë projekte, të cilat do ta penalizojnë qytetin dhe turizmin tonë për 30 vitet e ardhshme.
Këshilltarët socialistë nuk duhet ta marrin përsipër këtë njollë e përgjegjësi e as të lejojnë të përdoren për ca interesa të ngushta që mund të kenë.
Nëse duan që të qarkullojnë me kokën lart në qytet e pa ndjerë turp përpara bashkëqytetarëve të tyre nuk duhet ta miratojnë!
Vlora nuk është vetëm e disa “socialistëve” që nuk janë as nga Vlora.
Vlora është e vlonjatëve dhe e gjithë Shqipërisë! E fëmijëve tanë!
Në asnjë vend të botës zhvillimi nuk presupozon shkatërrimin e turizmit, por zhvillimi bëhet ndryshe.Në asnjë vend zhvillimi nuk do të thotë të japësh qytetin e të ardhmen e tij e të qytetarëve me konçesion e të ngelesh peng i disa interesave, apo synimeve okulte!
Mos vallë kjo është pjesë e një projekti më të madh që duan ta bëjnë këtë gjë, ta kthejnë Vlorën të “zhvilluar e turistike” dhe çdo lloj investimi shtesë ta çojnë vetëm pas tunelit të Llogarasë dhe vetëm në shërbim të oligarkëve të caktuar “pranë PS”?Dhe qytetin e Vlorës ta lenë kështu siç është, në gropë, siç e thotë edhe kënga dhe përballë malit me pasqyra?
02-Ana sociale dhe problemet e pronësisë
1.Ndërkohë që kaniniotëve u janë ndarë pronat me ligjin 7501. Banorët ngrenë shqetësimin, ja reagimi i pronarëve të prekur në lidhje me marrjen e pronave.
Përveç parcelave që janë me pronar, në malin e Shashicës përse ju si Kryetar Bashkie nuk ndërhyni me mekanizmat tuaja ligjore dhe njohje tuaja shoqerore që parcelat që janë musha fshati, të hyjnë bëjnë pjesë në fondin e kompesimit dhe kthimit të pronave në Agjensinë e Trajtimit të Pronave dhe cilido kaniniot, që ka një dosje për trajtim te Kthimi i Pronave, të kompesohet me këto prona. Mos është më mirë që pronat e kaniniotëve t’i gëzojnë kaniniotët. Dua një përgjigje nga ty si kryetar Bashkie duke qenë se jeni nga Kanina.
2.Parcelat në fjalë janë pronë stërgjyshore e familjeve Yzeiraj, Hysenaj, Fejzaj, Lazaj, Luzaj Xhindaj, Bedinaj. Anëtarët e këtyre familjeve këto prona i zotërojnë në kuptimin e plotë të fjalës, i punojnë, marrin frutet e sendit, kanë stane në to dhe të gjithë ekonominë e tyre e kanë krijuar në këto prona stërgjyshore. Marrja e këtyre pronave krijon një gropë sociale dhe ekonomike pasi me pak fjalë duke u hequr pronën, u heq bukën e gojës.
03- Ana Ligjore
Shikojmë që keni përgatitur dhe firmosur nje projekt Vendim që subjekteve të kërkuese t’u jepet me qera një sipërfaqe toke rreth 850 hektarë. Projekt vendimi është me nr. Protokoll 18898 dhe me datë 20.11.2024.
Ky projekt vendim është i paligjshëm për arsyet renditen më poshtë.
1.Mbasi Bashkia njihet me një kërkesë të subjekti të caktuar, duhet të bëjë njoftimin per dëgjesë publike.
2.Në dëgjesën publike duhen bërë publike hartat e pronave, që janë kërkuar nga subjekte të ndryshëm dhe paralelisht t’i bëhet një kërkesë kthimit të pronave nëse këto parcela janë apo jo subjekt i kthimit të pronave.
3.Nëse kalon me konsensus në dëgjesën publike, atëherë ky material shkon për miratim në Komisionin e Bujqësise.
4.Nëse merr miratimin në Komisionin e Bujqësisë atëhere shkoj në Këshillin Bashkiak.
5.Kërkesa e Projekt Vendimit duhet të jetë e tillë : “Për dhënien e dakordësisë paraprake Shoqërisë “xxxxxxxxx” në zhvillimin e projektit për prodhim të energjisë, në pronat e Bashkisë Vlorë.
6.Nëse miratohet në parim me 3/5 në Këshill atëhere ky vendim duhet t’i shkojë për shprehjen e ligjshmërisë Institucionit të Prefektit.
7.Nëse Prefekti i Qarkut e gjen të ligjshëm vendimin e Këshillit Bashkiak atëhere Kryetari i Bashkisë lidh një marrëveshje me subjektin kërkues me qëllim që këto prona do të rezervohen dhe garantohen nga Bashkia që nëse Subjekti pajiset me liçencat përkatëse nga Ministria e Energjitikes këto parcela do t’i jepen subjektit me qera afatgjatë deri në 10 vjet me të drejtë rinovimi.
8.Me marrëveshjen e siguruar Subjekti shkon në Ministrinë e Energjitikës dhe nëse pajiset me lejet përkatëse paraqitet sërisht me një kërkesë tjetër në Bashkinë Vlorë.
9.Bashkia Vlorë bën përsëri dëgjesë publike. Nëse kalon me konsensus në dëgjesën publike, atëhere ky material shkon për miratim në Komisionin e Bujqësisë.
10.Nëse merr miratimin në Komisionin e Bujqësisë atëhere shkon në Këshillin Bashkiak.
11.Kërkesa e Projekt Vendimit duhet të jetë e tillë : “”Për dhënien në përdorim më afat deri në 10 vjet, me të drejtë rinovimi të sipërfaqes KULLOSORE SHASHICE-GUMENICE, ngastra në fjalë Subjektit “xxxxxxxxx” në zhvillimin e projektit për prodhim të energjisë, në pronat e Bashkisë Vlorë.
12.Nëse miratohet në parim me 3/5 në Këshill atëhere ky vendim duhet t’i shkojë për shprehjen e ligjshmërisë Institucionit të Prefektit.
13.Nëse Prefekti i Qarkut e gjen të ligjshëm vendimin e Këshillit Bashkiak atëherë Kryetari i Bashkisë lidh një marrëveshje me subjektin kërkues që këto parcela do t’i jepen subjektit me qera afatgjatë deri në 10 vjet me të drejte rinovimi.Në rastin konkret janë anashkaluar të gjitha hapat e mësipërm dhe Bashkia Vlorë ka çuar për miratim projekt vendimin me kërkesë “PËR DHENIEN NË PERDORIM ME AFAT DERI NË 10 VJET, ME TË DREJTË RINOVIMI TË SIPËRFAQES KULLOSORE SHASHICË-GUMENICE, NGASTRA ne fjale Subjektit “xxxxxxxxx”Është shkelur pika “a” dhe “b” e udhëzimit të Ministrit të Mjedisit nr. 1 datë 01.06.2016 për “RREGULLAT, PROCEDURAT E KËRKIMIT, TË SHQYRTIMIT E TË MIRATIMIT TË KËRKESAVE PËR DHËNIE NË PËRDORIM TË FONDIT PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK” në të cilin shkruhet shprehimisht.
*24. Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëria që zotëron lejen/licencën përkatëse përbëhet nga:
a) leja/licenca përkatëse nga institucioni qendror për ushtrimin e veprimtarisë;
b) kontrata/marrëveshja e lidhur me autoritetin përkatës për ushtrimin e aktivitetit sipas pikës 22 të këtij udhëzimi.
Pra siç shihet me lartë, subjekti që ka paraqitur kërkesë për marrjen me qera të këtyre parcelave nuk zotëron liçencë përkatëse për ushtrimin e kësaj veprimtarie.*
04-Keqpërdorimi i administratës
Një një njoftim të shpërndarë vihet se për dëgjesën e ditës së sotme është ftuar dhe administrate, në vend që të mbushet me qytetarët, interesat e të cilëve preken qartazi, kërkohen punonjësit e bashkisë, duke keqpërdorur kështu roli e administratës.Ja njoftimi i plotë:
Të nderuar Këshilltarë.Administrata e Bashkisë, besoj jeni në dijeni, me shkresën nr. 18898 Prot dt 20.11.2024, ka depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit të Bashkisë, projektvendimin:
“për dhënien në përdorim me afat deri në 10 vjet, me të drejtë rinovimi të sipërfaqes kullosore Shashicë-Gumenicë, ngastra 3 me sipërfaqe 48.8 ha, nr.serial 262, datë 08.05.2023,
Gastra 4 me sipërfaqe 104.25 ha nr.serial 256, datë 05.05.2023,
Ngastra 8 me sipërfaqe 410.43 ha nr.serial 257, date 05.05.2023,
Ngastra 9 me sipërfaqe 145.53 ha,
Ngastra 10 nr. serial 258, date 05.05.2023 me sipërfaqe 122.54 ha, nr.serial 258, date 05.05.2023, Në pronësi të bashkisë vlorë, për veprimtari fotovoltaike”
Bazuar në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18 pika dhe neni 54 pika e, përpara shqyrtimit nga K.B për PV e mësipërm është i domosdoshëm konsultimi publik me grupet e interesit. Në funksion të kësaj, Administrata e Bashkisë në datën 03.12.2024 ora 17:00, në qëndër të Fshatit Kaninë do të organizojë dëgjesën publike.Jeni të lutur të merrni pjesë dhe ju uroj një fundvit të mbarë!/Gazeta Telegraf