Aktualitet

Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër, kanë bërë me dije burime për Skrapari News. Me postin e ri, Dredha i rikthehet diplomacisë, përpara se të emërohej kryetar bashkie në Vlorë.

Nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës në shtator të këtij viti, pas 2 vitesh në detyrë.