Politikë

Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD, qëndron në distancë nga Berisha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Salianji është parë në shesh mes mbështetësve, por në një distancë nga zona ku ndodhet kryetari i PD-së, Sali Berisha. Mes tyre ka pasur më herët qëndrime të ndryshme politike, me Salianjin që ka shprehur kritika në drejtim të partisë.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të jetë i pranishëm në tubimin e thirrur nga opozita, duke u rreshtuar krah qytetarëve që kërkojnë ndryshim politik.