Sport

Është kthyer në një nga shtyllat e Vllaznisë, Gjini: Ëndrra ime është Kombëtarja, por i shoh gjithmonë ndeshje pas ndeshje

Elmando Gjini është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga elementët kyç të lojës së Vllaznisë, duke qenë thuajse i pakalueshëm në mbrojtjen e kuqebluve.

“Mund të them se jam shumë i kënaqur. E kemi nisur mirë këtë vit, shpresojmë të vazhdojë kështu dhe t’i marrim ndeshje për ndeshje.

Mund t’i bëj të dyja se i vogël kam luajtur para mbrojtjes. Por besoj se është më mirë nëse rri mbrapa, ndihmoj ekipin dhe jemi më stabël duke parë lojën nga mbrapa. Kemi Krymin që na ndihmon shumë në fazën ofensive dhe besoj se nuk kam nevojë të dal para.

Nuk e meritoj vetëm unë, por i gjithë ekipi një trofe sot, se dhamë maksimumin e shpirtin në lojë. Unë bëj punën time mbrapa e jap maksimumin. Ofensivën e kemi shumë mirë, por ishte ndeshje e vështirë, Vora sulmoi shumë u desh të ishim të mbledhur mbrapa.

Në këtë sezon, unë shoh vetëm ndeshje për ndeshje, nuk mendoj më larg. Për çdo ndeshje shpreso që do jap maksimumin për këtë fanellë e shpresoj më të mirën.

Ftesë nga Kombëtarja? Të gjitha ekipet i kam bërë, nga U15 deri në U21, por nuk e mendoj më gjatë. Siç e thashë, do jap maksimumin këtu, do bëj rezultate të mira me Vllazninë e të shohim të ardhmen. Por ajo është ëndrra ime, kombëtarja, si të gjithë të tjerët”, tha Gjini për RTSH pas duelit.