Sport

“Është mangësi për kampionatin që derbi të luhet këtu”, Olsi Rama: Fushë e vogël, nuk i plotëson të gjitha kërkesat

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli para derbit ndaj Tiranës, teksa ndau mendimin që kjo sfidë duhej të luhej në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë për “RTSH” ai u shpreh:  

“Për familjen e Partizanit është gjë e bukur që derbi do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, por derbi është i kryeqytetit dhe unë jam tërësisht i mendimit që derbi duhet të zhvillohet në “Air Albania”. Kushtet janë më optimale për momentin atje. Ska pasur asnjë problematikë atje me përjashtim të flakadanëve.

Mendoj që është një mangësi për sa i përket kampionatit që një derbi i tillë të luhet këtu. Në një fushë më të vogël, që nuk i plotëson të gjitha kërkesat. Duhet të jetë festë, nuk duhet të jetë luftë mes tifozerive. Është punuar shumë me forcat e sigurisë dhe policinë. Tifozët duan të jenë protagonisë”, u shpreh Olsi Rama.