Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit Ols Dado prokuror, pasi nuk plotësonte kriteret e parashikuara nga ligji i kohës. Padia e Veliajt do të shqyrtohet nga gjyqtari administrativ Hazbi Balliu, i cili do të konstatojë paligjshmërinë ose ligjshmërinë e mandatit të Ols Dados si prokuror pranë SPAK-ut.
Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë. Gjithsesi, ndryshe nga Gjin Gjoni që ka marrë gradën doktor pas arsimit të lartë, Ols Dado e ka kryer arsimin e lartë për juridik, edhe pse me mesatare të ulët dhe pse me ndërpreje tremujore nga fakulteti, pasi ka shkuar në Athinë për të ndjekur një kurs për filozofi, krahas pasionit për violinën.

Pas diplomimit, Ols Dado ka punuar në administratë. Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës, Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. (Nuk është sekret që Ols Dado dhe Ina Rama kanë ndarë një miqësi të ngushtë, e cila besohet se është edhe shkaku që ka shtyrë zonjën Rama të kapërcejë ligjin për emërimin e Dados, duke tërhequr në këtë valle edhe presidentin Bamir Topi).
Propozimin e saj për mikun fustanexhi Ols Dado, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit, Dado jo vetëm që nuk duhet të ishte prokuror i komanduar në SPAK, por nuk duhet të ishte dhe nuk duhet të jetë as prokuror në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
E shkuara e Ols Dados si filozof në Athinë
Ols deklaron se është shkolluar në Fakultetin e Drejtësisë nga 1991-1995.

Por në vetedeklarimin e tij, Ols Dado rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti me natyre meditative. Pas dështimit për t’u bërë violinist, Ols Dado ka shkuar në Greqi për të bërë një kurs për Filozof. Pasi mbaroi kursin, me bagazh Aristotelik me vete, u kthye të vijojë shkollën për jurist.

Tani, Ols Dado duhet t’a ndajë këtë punë, a është Filozof, Noter, Violinist, Ndërtues, Prokuror apo Romancier dosjesh?!
Të gjashta njëherësh nuk mundet!