Alen Sherri do të jetë titullar në ndeshjen që ekipi i tij Cagliari, do të luajë në transfertë përballë Napolit këtë të premte. Napoletanët u duhet fitorja për të siguruar titullin, teksa kjo do të varet edhe nga portieri shqiptar, i cili ka në dorë fatet e ekipit të Contes.
Përsa i përket Sherrit në rolin e titullarit, diçka të tillë e konfirmuar vetë trajneri i Cagliarit, Davide Nicola. Me dëmtimin e portierit të parë, Elia Caprile, Nicola tha se nuk mund ti besojë talentit Ciocci, duke i lënë kështu rrugën e hapur ish-portierit të Egnatias.
“Nuk do të jetë Caprile, i cili ka luajtur i dëmtuar në ndeshjen ndaj Venezias. E falënderoj që qëndroi në fushë pavarësisht këtij problemi. Shans për të riun Ciocci? Giuseppen, ashtu si Jankton, e dua shumë, ashtu si të gjithë lojtarë e mi. Por kam përgatitur ndeshjen në mënyrën që të jemi sa më konkurrues të jetë e mundur. Si ai, edhe Jankto, nëse nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, qartësisht nuk janë cilësuar në nivelin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Nëse do të kem mundësinë t’ia jap këtë kënaqësi, do e bëj, po atëherë do të thotë që duhet të ndryshoj titullarin”, u shpreh Davide Nicola.
Vlen të theksohet se ky është një lajm mjaft i mirë në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi. Sherri mund të marrë minuta në këtë duel të Serie A, duke qenë më pas një opsion konkret për portën e Kombëtares shqiptare, pasi këto minuta do t’i bënin mjaft mirë nga ana fizike dhe psikologjike.