Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, gjatë një intervistë ka rrëfyer disa detaje rreth fejesës së saj me ish-partnerin Eduart Grishaj, i cili është i martuar me moderatoren Arbana Osmani.
E pyetur rreth marrëdhëies së përfunduar shumë vite përpara, Rudina Dembacaj u shpreh se nga ajo romancë nuk mban mend asgjë përveç se familjen e tij, që sipas saj i ka lënë një shije të mirë.
“Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi 4 kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien. Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël,” u shpreh ajo në “Andale”.
Ndër të tjera Rudina me humor shtoi se: “Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë më është bllokuar memoria” duke sjellë në vëmendje edhe njëherë fundin e martesës me Aleksandër Varfaj, me të cilën ka edhe vajzën Viktoria, dhe celebrimin me ish-deputetin, Mark Frroku.
Kujtojmë se dy zonjat e televizionit Rudina dhe Arbana Osmani nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë.
Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:
Advertisements
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.
DËNIMI NGA GJYKATA
Nga ana tjeter dy vite më parë, aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit, por që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, ka vendosur ta vuajë jashtë dënimin e saj.
Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.
Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit.
Ndërkohë disa muaj më parë Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien e së bijës, Viktoria me njerkun e saj, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite “për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim”.
Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.
“Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.
“Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.
Sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, aktorja u shpreh se ndihet e plotësuar me vajzën. Por, shtoi se dëshira e Mark Frrokut është për të pasur fëmijë së bashku.
“Kam menduar për fëmijë tjetër, edhe po të dua ta harroj është im shoq që nuk ka refren tjetër, por nuk doja shpejt. Doja të shkrihej njëherë familja që kishim krijuar, në situtën që isha nuk ia lejoja dot vetes që të kisha një fëmijë. Ardhja e një fëmijë tjetër do më bënte mua të parën konfuze. Doja që Viki të rritej pak, nuk e pati fëmijërinë e thjeshtë. Tani pse jo, por nuk e kam patur ta kërkoj dëshpërimisht. Jam e plotësuar me Vikin, nëse vjen mirë se të vijë. Unë se kërkoj, im shoq po, këtu kemi pak problem. Më duket sikur gjithë jetën do jem dorë për dore vetëm me Vikin”, përfundoi ajo.