Sport

Fiton një vend në formacionin e javës, Muçi spikat para debutimit të Solskjaer me Beshiktash

Ernest Muçi spikati në javën e fundit të Superligës turke. Për këtë “Sofascore” e ka përfshirë në formacionin e javës së 20-të.

Dhe pse u aktivizua në minutën e 59-të, Muçi bëri mjaft mirë. Në anën tjetër Beshiktashi zhgënjeu, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Samsunspor.

Vetëm një ditë pas ndeshjes me Samsunspor, Solskjaer u zyrtarizua si trajneri i ri. Dhe sinjalet e marra nga Muçi janë mjaft pozitive.

Screenshot 2025-01-21 131857