Mançester Junajtid i habiti të gjithë me një fitore 3-2 ndaj Arsenalit, një rezultat që rriti shanset e “Djajve të Kuq” për një vend në Ligën e Kampioneve dhe hapi garën për titull. Qëkur Majkëll Kerrik mori drejtimin e ekipit, skuadra ka siguruar dy fitore prestigjioze, së pari në derbin kundër Sitit dhe tani kundër “Topçinjve”.
Vendimi i klubit për t’u mbështetur te Kerrik, megjithatë, nuk i ka bindur ende të gjithë. Ish-legjenda e klubit, Roi Kin, duke folur për Sky Sports në Angli, shprehu dyshimet e tij në lidhje me përshtatshmërinë e tij për stolin.
“Junajtid e ka rikthyer vetëbesimin, ata kanë marrë dy fitore të mëdha, por kushdo mund të fitojë dy ndeshje. Edhe nëse ekipi do të fitonte çdo ndeshje deri në fund të sezonit, unë prapë nuk do t’i jepja atij punën si trajner për të ardhmen. Ende nuk do të isha i bindur se ai është njeriu i duhur për këtë punë. Absolutisht jo”, tha ai.
Arsyeja për fjalë kaq të ashpra? Ky është shpjegimi i Kin: “Junajtid ka nevojë për një trajner më të madh dhe më të mirë. Duke marrë parasysh madhësinë e klubit dhe sfidat me të cilat do të përballen në vitet e ardhshme, ata kanë nevojë për një trajner që mund të fitojë Premier Ligën.”