Sport

Flamurtari, me gjysmë skuadre në Elbasan. Ja plani i trajnerit Moriero

Flamurtari e nis garën për vitin kalendarik 2026 i përgjysmuar, pa të paktën shtatë lojtarë.

Përveç pesë lojtarëve që tashmë janë larguar zyrtarisht: Idriz Batha, Jose Rodriguez, Heiderber Ramire, Bruno Telushi dhe Semi Bourard, kuqezinjtë do të kenë edhe dy mungesa të sigurta sot në Elbasan. “Panorama Sport”, mëson se Stiven Janku është i dëmtuar dhe ka një tërheqje në pulpë. Mbrojtësi i qendrës me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe më gjerë duke luajtur tek Partizani, Luftëtari, Bylis, Egnatia dhe Feronikeli, nuk do të jetë i gatshëm. Ai pritet që të jetë nën urdhrat e trajnerit Françekso Moriero vetëm në muajin shkurt. Një tjetër i dëmtuar është Alesandro Bolzan. Italiani është duke u rikuperuar pas një operacioni në pubalgji. Sulmuesi i afruar me bujë nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës të paktën deri në muajin shkurt. Operacioni i ka dalë me sukses por prej gati 3 muajsh është jashtë fushe.

MERKATO – Leo Melo dhe Zamiq Alijev duhet të ishin zyrtarizuar te Flamurtari tashmë. “Panorama Sport” ka mësuar prapaskenat, që po mbajnë peng largimin nga kampionët e Egnatias. Bëhet fjalë për emërimin e drejtorit të ri sportiv, pas largimit të Artim Pollozhanit. Fillimisht kuqezinjtë do të vendosin për drejtorin sportiv, i cili më pas duhet të japë aprovimin. Tefik Osmani është më i favorizuari për të pasuar Pollozhanin, ndërsa Arbër Abilaliaj është treguar po ashtu si opsion në Vlorë. Melo do të përforconte mesfushën, ndërsa Alijev do të shtonte forcat në mbrojtje. Fakt është se të dy emrat në fjalë janë preferuar si lojtarë stoli nga trajneri Edlir Tetova. Për këtë largimi nga Egnatia nuk do të ishte surprizë.

Qendër mbrojtësi Zamiq Aliyev i lindur në Baku ka ardhur në Shqipëri nga Azerbajxhani ku është aktivizuar me ArazNakhchivan në Premier Ligën Azere 23-vjeçari ka qenë dhe pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave azerbajxhanase. 24- vjeçari Leo Melo, futbollisti Brazilian vjen i Egnatias më parë ka qenë te Elbasani. Ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për mesfushën vlonjate në një kohë kur janari po e gjen me një organikë të cunguar.

DFGFH