Kulturë

Flet Opreatori Bujar Kore: Filimi “Era e fatit” duket sikur përcolli fatin e Parashqevisë

-Kur shkuam në New York, mbasadori Rajerson më tha xhiro dhe poshtë urave të Neu Yorkut të pastrehët, pa menduar se poshtë urave do diskutohej dhe Parashqevi Simaku

-Parashqevinë e takuam tek lokali i Përparim Durollarit ku ajo këdonte anglisht dhe shqip

-Atë natë për të befasuar klientët ajo këndoi një këngë të re ameriakne që e mësoi për një orë

-Kaq zhurmë nuk është bërë as kur u vetvra Mehmet Shehu, as kur vdiq Enver Hoxha, as kur u përmbys sistemi, as kur u burgos Nexhmija dhe Ramizi, as kur kaloi në arrest shtëpie Sali Berisha apo kur u burgos Ilir Meta

Albert Z. ZHOLI

Ka mëse 15 ditë që i gjithë shtypi i shkruar dhe ai viziv merret me këngëtaren Parashqevi Simaku. Pra tashmë mund të quhet “Çështja Simaku”. Pas shumë vitesh, këngëtarja Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e publikut teksa u pa në një video të postuar nga një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale New York. Si është e vërteta?  Disa e denigrojnë disa mundohen ta mbrojnë. Por  në fund të fundit ajo është një qytetare amerikane që ka jetën e saj dhe askush nuk ka pse të flas për jetën personale, apo diçka tjetër.

Kur e keni njohur për herë të parë Simakun dhe mendimi juaj për të?

Së pari dua të them se Parashqevia është kthyer një çështje kaq të madhe saqë edhe kur kam filmuar ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit nuk është bërë kaq zhurmë. Pra një muaj zhurmë nuk është bërë as kur u vetvra Mehmet Shehu, as kur vdiq Enver Hoxha, as kur u përmbys sistemi, as kur u burgos Nexhmija dhe Ramizi, as kur kaloi në arrest shtëpie Sali Berisha, apo kur u burgos Ilir Meta. Parashqevinë e kam njohur në vitet 1980, kur ajo vinte  për të qenë pjesë e festivaleve të RTSH. Gjatë atyre viteve si oprator i lajmeve qëndrore me gazetarë të ndryshëm kulture kemi bërë disa intervista të shkurtëra. Në mendjen time ajo është fiksuar si një gocë e bukur, me ambicie, por e qeshur, e dashur, por edhe pak e ndrojtur në fillimet e saj. Sigurisht vinte nga provinca.  Por ishte shumë e komunikueshme. Nuk krijova ndonjë miqësi pasi ishin kronika të shkurtëra, por më la përshtypje të mira në ato takime të vogla.

Ju keni realizuar një film dokumentar për Parshqevinë? Si lindi kjo ide? Shkuat enkas në Amerikë për të ,apo si ndodhi që lindi ky film?

Filmi dokumentar “Era e fatit” titullohet filmi që realizova për Parashqevi Simakun. Sigurisht nën drejtimin e gazetarit Alfred Kanini. Në vitin 1993 unë së bashku me gazetarin Alfred Kanini shkuam për të xhiruar përurimin e Linjës ajrore Tiranë-Nju York.  Pra do inagurohej për herë të parë kjo linjë dhe ju dha shumë rëndësi që Shqipëria ish-komuniste tashmë lidhej me zemrën e demokracisë me Amerikën.  Sigurisht ishim nën mbështetjen e amabsadës amerikane në Tiranë me Ambasadorin e parë të SHBA-ve në Shqipëri, Uilliam Rajerson. Kur e takuam Ambasadori Rajerson, na dha udhëzimet e rastit dhe për punën  që duhej të bënim. Ambassador i Shqipërisë në Amerikë ishte Roland Bimo. Udhëtimi Tiranë- Neu York zgjati 8 orë. Ishte e mahnitshme për ne. Në biseda ata na thanë që të bënim dhe filmime  nën urat ku rrinin të pastrehët. Gradaçielat  mos ti shikonim si përparësi. Në fakt ne xhiruam shumë gjëra që shikonim për herë të parë. Aty çdo gjë ishte e mahnitshme. Rastësisht aty takuam dhe Parashqevi Simakun.

-Ku e takuat Parashqevinë? Ku punonte atë kohë?

Ne e takuam në një lokal me pronar një shqiptar. Pronari quhej Përparim Durollari, nipi i zotit Guri Durollari. Na adresuan disa shqiptarë që takuam aty. Kur shkuam në darkë u habitëm kur pamë Parashqevinë. Në lokal kishte më shumë amerikanë se shqiptarë. Parashqevia atë natë këndoi një këngë në anglisht. Një këngë e bukur me ritëm që mori duartrokitjet e të gjithëve. Madje amerikanët duartrokisnin parreshtur. Siç na tha më vonë Parashqevia atë këngë ishte e detyruar ta mësonte për një orë. Na habiti. Gjatë darkës folëm gjerë e gjatë dhe vendosëm të realizuam një film dokumentar me Parashqevinë.

-Si vepruat për realizimin e filmit? Ku dhe si e realizuat?

-Alfred Kanini përgatiti një skenar paraprak. Përcaktoi se ku do filmonim, kë do mirnim në intervistë. Pra për tre ditë bëmë gjithçka që duhej. Ne xhiruam në shtëpinë e Parashqevisë, tek shoqet dhe miqtë e saj kryesisht tek shoqja e saj, bashkëshortja e pronarit të lokalit, Përparim Durollari. Ajo na dha mendimet e saj për filmin dhe vendet e xhirimit meqënëse e njhte vendin. Me të bashkëpunoje shkëlqyer.

-Përse e titulluat “Era e fatit” filmin?

Kështu ramë dakort të tre. Pra Era e fatit e solli Parashqevinë në Amerikë. Ajo siç na tregonte erdhi të sillte zërin e Shqiëprisë në Amerikë, të bashkonte emigrantët shqiptarë aty. Ajo tregonte se e adhuronte RTSH dhe gjithmonë ka dashur të ishte pjesë e RTSH. Ajo kishte ëndërr të shkonte në Hollivud. Donte që dhe si këngëtare, apo aktore të sillte erën e Shqipërisë në vendin tempull të demokracisë. Pra ideja e filmit ishte që si do jetë fati i një emigranteje.

  • Sa orë xhiruat dhe sa i gjatë doli filmi?
  • Ne xhiruam mbi tre orë. Bëmë xhirime intensive. Filmi doli 31 minuta. Një film i bukur që solli risi për vetë faktin ishte xhiruar në Amerikë. Në Amerikën e ëndrrave për çdo shqiptar.
  • A u shfaq ky film diku?
  • Nuk u shfaq. Unë bëra tre kopje. Një e dorëzova në TVSH, një erdhi e mori babai i Parashqevisë me porosi të saj dhe një e dërgova në Amerikë. Çuditërisht filmi nuk u shfaq kurrë në TVSH dhe sot nuk gjendet në arkivin e saj. Ku shkoi?!
  • Personalisht, rastësisht këtë film e kam parë në YouTube, kush e ka hedhur?
  • Këtë film jashtë dijenisë sonë e ka hedhur një shqiptaro-amerikani Engjell Meleqi. Ndrësa personi që ka realizuar një pjesë të dokumentarit në shtëpinë e tij me gruan e tij, quhet Nail Spahiu fotograf. Bashkëshirtja e tij ishte shoqe me Parashqevinë. Naili është shqiptar nga Ulqini me nënshtetësi amerikane. Nuk kam kontakt me të dhe nuk e di si përfundoi tek ai dokumentari. Shoh sot të gjithë televizionet japin sekuenca nga ai film, por asnjë nuk tregon realizuesit. Ku është e drejta e autorit? Pse është e ëvshtirë të tregojnë autorët? Ne nuk kërkojmë lekë, por të paktën të tregohet e vërteta.

-Cila ishte biseda më interesante që bëre me Parashqevinë n gjatë xhirimeve?

Ah, po. Ju tregoj një detaj. Në vitin 1991 Parashqevia do jepte një koncert në Durrës. Ishte një ckoncert i madh që ajo korri sukses. Babai dhe nëna ju lutën që t’i mirrte ta ndiqnin, por ajo nuk pranoi. I thashë pse nuk pranove? Ah, tha mes lotëve. Nuk ishin të veshur mirë. Rrobat i kishin me arrna. Ne ishim të  varfër. Nuk doja të bëheshim objekt diskutimesh. Sa herë e kujtoj atë ditë tha lotoj. Edhe kur ma tregoi lotonte. Ishte një femër e ndheshme, plot dinamizëm dhe me ëndrra të mëdha.

Jeta e Parashqevi Simakut

Parashqevi Simaku (e lindur më 1 shtator 1966, në Kavajë) është një këngëtare shqiptare e njohur për veprimtarinë e saj artistike gjatë viteve 1980. Ajo filloi të këndojë që e vogël duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Simaku ka fituar një sërë çmimesh dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët dhe muzikantët më të mirë në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH në vitet 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, 1988 dhe 1990, duke sjellë këngë që mbeten të njohura edhe sot. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) ajo zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë“, gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku ajo ishte e ftuar speciale. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri. Simaku bashkëpunoi profesionalisht ne SHBA me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe, një muzikant dhe producent hebre amerikan që kishte lidhje me Sony Music. Në vitin 2006, ajo nënshkroi një kontratë me Sony dhe BMG për albumin e saj në gjuhën shqipe, të titulluar Echoes from Iliria (Jehonë nga Iliria), të cilin e bashkëprodhoi me Nolfe. Albumi përmban një përzierje të muzikës tradicionale shqiptare me ndikime muzikore bashkëkohore. Pas divorcit me Parashqevinë, Nolfe mori kujdestarinë e djalit të tyre nëpërmjet proceseve gjyqësore. Në vitet pasuese, Simaku u përball me sfida personale dhe në dhjetor të vitit 2024 u zbulua në mënyrë rastësore duke jetuar në kushte të vështira. Një video nga ËABC 7 Neës e tregonte atë duke mbledhur pako ndihme në rrugët e Nju Jorkut, ku emri i saj ishte shkruar gabimisht si “Simaku Nohfe” në vend të “Simaku Nolfe”. Materiali u përhap në internet, duke shkaktuar tronditje mes ndjekësve të saj, të cilët nisën të kërkonin e të vërtetonin identitetin dhe historinë e saj, të habitur nga kushtet në të cilat ndodhej një yll i njohur i muzikës shqiptare. Në SHBA, Simaku është e njohur gjithashtu për preferencën për variante të tjera të emrit të saj, si për shembull “Via Simaku,” “Paravia” ose thjesht “Simaku,” në vend të emrit të saj të plotë, Parashqevi.

Diskografia

  • Gëzimi i shtëpisë së re(1983)
  • Në moshën e rinisë(1985)
  • Një mëngjes(1986)
  • Kur lulëzon bliri(1986)
  • Me sytë e tu(1987)
  • Çdo mëngjes
  • Çdo gjë bashkë të dy e ndajmë (1986)
  • Buzë detit jemi rritur
  • Bashkëmoshatarët(1987)
  • Koha nuk na pret(1987)
  • E duam lumturinë(1988)
  • Gusht e prush(1988)
  • Jetoj(1989)
  • Nuk jam vetëm(1989)
  • Sonetë për vete(1990)
  • Lejla(1990)
  • Dëgjoma këngën(1991)
  • Se dashuria
  • Kur të prisja ty
  • Tik Tik Tak
  • Mes nesh është dashuria
  • Më the të dua
  • Në sytë e tu
  • Qyteti im
  • Shoqet
  • Bashkë ne të dy
  • Sytë e një vogëlushi
  • Dashuria e vërtetë
  • Pyes veten