Barcelona luan sot një përballje shumë të rëndësishme ndaj Seviljes, ku do të kërkojë pikët e plota për të mbajtur larg Realin në luftën për titullin kampion. Por trajneri Hansi Flik e ka mendjen edhe te sfida e Ligës së Kampioneve në mesjavë.
Për këtë arsye, trajneri ka bërë rotacion në radhët e skuadrës së tij, duke ndryshuar shume lojtarë e duke i lënë pushim titullarët, mes të cilëve edhe Lamin Jamal.
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA: Joan Garcia; Çavi Espart, Kubarsi, Gerard Martin, Kanselo; Mark Bernal, Pedri; Roni, Dani Olmo, Rafinja; Levandovski.
Trajner: Hansi Flik
SEVILJA: Vlakodimos; Karmona, Nianzu, Gudelj, Suazo; Sou, Agume; Aleksis Sançez, Huanlu, Oso; Akor
Trajner: Matias Almejda