Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur mesditën e sotme me qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi që kanë zgjedhur kryeqytetin për të festuar ditën e Verës.
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar aktiviteteve të organizuara këtë ditë në kryeqytet, të favorizuar edhe nga moti me diell.
Festimet e sotme duken se kanë zhvendosur edhe protestën e radhës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.
Ditën e sotme ata kanë njoftuar tubimin që do të mbahet në orën 17:00 para kryeministrisë.