Një tren që udhëtonte përgjatë bregut verior të Norvegjisë me të paktën 50 persona në bord doli nga shinat të enjten. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Operatori i trenit SJ tha se 90 bileta për trenin ishin shitur, por nuk mund të thoshte menjëherë se sa njerëz ishin në bord.
“Informacionet e hershme tregojnë se nuk ka lëndime serioze në mesin e 90 pasagjerëve në bordin e trenit,” tha SJ.
Ndërsa mediat norvegjeze shkruajnë se të paktën në tren ndodheshin midis 50 dhe 70 persona. Dalja nga shinat ndodhi pranë Bodoe, në veri të Rrethit Arktik. Policia tha se treni, i cili kishte pesë makina dhe një lokomotivë, ishte duke u nisur nga Trondheim në Bodoe.