Sport

FOTO/ Ernest Muçi MBRESËLËNËS në Turqi, sulmuesit shqiptar i mjaftojnë 30 minuta për t’u vlerësuar me SUPER notë

Ditën e sotme Besiktas barazoi në shtëpi përballë Samsunspor, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superligës turke. Kjo ndeshje përfundoi në barazim pa gola.

Edhe pse nuk u shënua asnjë gol, një nga protagonistët absolut në këtë sfidë ishte Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u fut si zëvendësues në minutën e 60-të, por la shenjë.

Statistikat e shqiptarit në fundin e sfidës ishin mbresëlënëse. Pikërisht performanca e tij bëri që “SofaScore” ta vlerësonte me notën e lartë 8.2, ku më mirë se ai ishin vetëm dy lojtarë të Samsunspor.

Një sinjal mjaft pozitiv nga shqiptari, që mesa duket e ka ndërmend të “rrëmbejë” zemrën e trajnerit të ri të Besiktas, Ole Gunnar Solskjaer.

FOTO/ Ernest Muçi MBRESËLËNËS në Turqi, sulmuesit

Nota e Ernest Muçit dhe statistikat e tij
FOTO/ Ernest Muçi MBRESËLËNËS në Turqi, sulmuesit