Sport

FOTO/ Mario Mitaj “lë në hije” lojtarë si Benzema dhe Kante, mbrojtësi i Kombëtares shpallet “Lojtari i Ndeshjes”

Al Ittihad ka triumfuar ditën e sotme në shtëpi përballë Al Shabab në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të ligës arabe. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City”, me rezultatin 2-1.

Golat për Ittihad u shënuan nga Al Oboud dhe Karim Benzema, por Mario Mitaj u shpall “Lojtari i Ndeshjes” nga kompania e njohur e statistikave, “Sofa Score”.

Sipas kësaj kompanie, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën e lartë 8.3, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e lojës. Një sinjal mjaft pozitiv ky para kualifikueseve të Kupës së Botës.

Mitaj merr vëmendjen kryesore për të disatën herë në Arabinë Saudite, ku është kthyer në një protagonist absolut.

FOTO/ Mario Mitaj “lë në hije” lojtarë si Benzema dhe