Aktualitet

FOTO/ Një brezi i ri infermierësh i bashkohet ekipit të Spitalit të Traumës

Spitalet publike në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, që i bashkohen stafeve ekzistuese duke sjellë profesionalizëm dhe energji të reja.

Përfshirja e infermierëve dhe mjekëve të rinj, është një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me shqetësimet e pacientëve.

Në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pesë infermierë të rinj i janë bashkuar ekipit ekzistues në këtë strukturë spitalore.

FOTO/ Një brezi i ri infermierësh i bashkohet ekipit të Spitalit

Kryeministri Edi Rama, u shpreh në një postim në rrjetet sociale se ky brez i ri infermierësh që i është bashkuar ekipit të SUT-së, sjell energjinë e bukur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u jep studentëve për katër vite gjatë formimit të tyre, 80% të pagës së mjekut specialist dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.