Humbja 3-2 e Partizanit ndaj Bylisit në “Arenën e Demave” rezultoi fatale për Aleksandar Veselinovic. Timonieri serb u shkarkua nga drejtuesit, të cilët ishin të pakënaqur me rezultatet e ekipit.
Por ky veprim i klubit duket se ka irrituar dhe mërzitur tifozët. Këto të fundit nuk kanë përtuar aspak duke komentuar në faqen zyrtate të Partizanit në postimin e trajnerit.
Ata nuk janë aspak dakort me shkarkimin e Veselinovic dhe të shumta janë komentet nga tifozët që bëjnë fajtorë klubin për situatën e krijuar. Kjo pasi “Demat” zgjodhën të largonin “yjet” e ekipit në mes të sezonit dhe afrimet e bërë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Madje ata kërkojnë që të largohet drejtori Arbër Abilaliaj apo dhe Olsi Rama, të cilët sipas tyre janë fajtorët kryesorë që ekipi nuk ka rezultate. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i klubit pas komenteve të tilla nga ana e tifozëve në rrjetet sociale.

