Skënderbeu nuk po kalon një formë aspak të mirë në kampionat. Korçarët gjenden në vend të fundit në renditje me vetëm 15 pikë, mirëpo kjo nuk e ka penguar lojtarin etyre të shfrenohet.
Marcos Ramos ka marrë pushime për festat si gjithë të tjerët dhe duket se këtë kohë e ka harxhuar për t’u argëtuar dhe jo për t’u stërvitur apo për të analizuar situatën ku ekipi i Gjokës është futur. Vetë braziliani ka postuar në rrjetet sociale një fotot të vetes në një lokal nate me muzikë .
25 vjeçari është pjesë e klubit korçar që prej vitit 2023, teksa më parë ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë për Burrelin. Aventura e parë në Shqipëri për qendërmbrojtësin ka qenë Egnatia kujtojmë në vitin 2019.