Një denoncim është publikuar ditën e sotme në lidhje me parkimin në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.
Një qytetar pretendon se në Bulevardin e Ri, pranë një sheshi që është hapësirë publike ku luajnë fëmijët, zona është kthyer në parking në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij, disa persona që e konsiderojnë veten “të fortë të shtetit” parkojnë automjetet duke vendosur tabela policie në xham, çka bën që të mos gjobiten kurrë.
Qytetari shprehet se, pavarësisht shkeljes së hapur, as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit nuk ndërhyjnë pasi kanë frikë, duke lejuar zënien e hapësirës publike.
Ai thekson se situata është shqetësuese pasi fëmijët rrezikohen çdo ditë, ndërsa ligji zbatohet vetëm për qytetarët e zakonshëm.
“Ju lutem nese e postoni te hyrja e parkingut te bulevardi ri te sheshi qe eshte hapsir publike qe lozin femijet e kan kthyer ne parking keto te fortit e shteti qe vendosin tabela policie ne xham dhe nuk gjobiten asnjeher as pa policia bashkiake as na policia shtetiti”,– thotë qytetari për JOQ.
