Ata janë padyshim ndër emrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, tre ikona, fytyrat e të cilëve janë të ngulitur thellë në mendjet e shqiptarëve. Margarita Xhepa, Birçe Hasko dhe Reshat Arbana qëndrojnë krah njëri-tjetrit në këtë fotogarfi të rrallë.
Ajo është shkrepur më shumë se shtatë vite më parë, ekzaktësisht më 29 Prill 2018, kur miku dhe kolegu i tyre Luftar Paja nderohej me titullin e lartë “Ambasador i Paqes”.
Dy prej tyre, e madhja Margarita Xhepa dhe mjeshtri Birçe Hasko fatkeqësisht nuk jetojnë më. Kjo fotografi vjen si një nderim për ndër më të mëdhenjtë e kinematografisë shqiptare dhe aktorin “Nder i Kombit”, Reshat Arbana, të cilin kemi fatin ta kemi mes nesh.