Bota

FOTOLAJM/ Reshjet e dendura të dëborës ‘paralizojnë’ Francën! Anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e Parisit

Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur Francën duke shkaktuar vonesa të mëdha në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle”, ku autoritetet u kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre .

“Për shkak të valës së reshjeve të borës që është më e fortë në krahasim me parashikimet meteorologjike, ekipet e ADP Group (Aéroports de Paris) u mobilizuan për të hequr masat e dëborës nga pistat dhe për të hequr akullin nga avionët, në mënyrë që të garantohet siguria e fluturimeve dhe pasagjerëve”, tha një zëdhënëse e kompanisë së menaxhimit të aeroportit për AFP.

Nga ana e saj, në një mesazh drejtuar kompanive ajrore, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) u kërkoi atyre të anulojnë 10% të linjave të tyre drejt ose nga aeroporti më i madh francez, sot nga ora 13.30 deri në orën 23.59 me orën lokale, për shkak të dëborës.

boraa3

“Vonesa të rëndësishme” priten gjithashtu në aeroportin e afërt të Bourget, i cili operon me avionët e biznesit, sipas mbikëqyrësit të trafikut ajror Eurocontrol.

boraaa

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë “Météo-France”  ka vendosur rajonin e madh të Parisit të Ile-de-France nën një alarm portokalli moti për reshje të dendura dëbore  dhe ngrica që i cili do të vazhdojnë deri të premten.

uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

Gjatë dy ditëve në vijim pritet të bjerë rreth një deri në tre centimetra borë në qytet.

Grupi i transportit publik RATP ka paralajmëruar për ndërprerje të mundshme në shërbimet e tij të transportit.

uuuuuuuuu

Agjencia e motit thotë se stuhia e borës është për shkak të stuhisë së ardhshme Caetano.

Në total, 54 departamente janë në gatishmëri.