Emanuela Rusta ishte kryesore në përballjen mes Bylis dhe Vllaznisë, takim që përfundoi 2-1 në favor të ballshiotëve. Pas 90-të minutave Rusta u “kryqëzua” nga shkodranët për një rast ku pretendonin për penallti për prekje të topit me dorë.
Një valë kritikash vërshuan drejt saj për mënyrën se si e menaxhoi këtë sfidë, por duket se këto kritika nuk e kanë shqetësuar aspak gjyqtaren. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar muskujt.
Në foto duket në palestër, ndërsa ka shkruar: “Mjaftueshëm”. Postim ky që tregon trupin e saj perfekt, ndërsa nuk ka ndalur stërvitjen e saj.
