Politikë

“Frymëzim për çdo opozitar…”, Zhupa: Ervin Salianji, politikani me dinjitet sot rifitoi lirinë e rrëmbyer nga regjimi!

Një tjetër deputet demokrate ka reaguar pas lirimit të Ervin Salianjit nga burgu ditën e sotme. Deputetja Ina Zhupa shprehet se ish-deputeti Salianji, sot rifitoi lirinë e rrëmbyer nga rregjimi.

Zhupa shkruan në postimin e saj në Facebook, se përfundimi i zgjedhje dhe frika ndaj fuqisë elektorale të Salianjit kanë rënë dhe kjo solli që gjykata të zbatonte ligjin dhe jo “presionin” nga kryeministri Edi Rama. Demokratja shprehet se Salianji është frymëzim për çdo opozitar që ka dyshim për rrugën e tij në këto vite të gjata opozite dhe presioni nga pushteti.

Ervin Salianji politikani me dinjitet që sot rifitoi lirinë e rrëmbyer nga rregjimi!

Zgjedhjet mbaruan dhe frika ndaj fuqisë elektorale të Ervinit ra, kjo e lejoi gjykatën të mos kishte presionin politik nga kryeministri dhe të zbatonte ligjin.

Politikani që nuk ka bërë asnjë krim, asnjë vepër penale, politikani që ka denoncuar pa ju dridhur qerpiku duke mbajtur mbi vete kosto politike në emër të së vërtetës, pas 10 muajsh burg politik rifitoi lirinë.

Liria e shprehjes mbrohet edhe me burg, opozitarizmi nuk shitet as me kosto lirie, ky është frymëzim për çdo opozitar që ka dyshim për rrugën e tij në këto vite të gjata opozite dhe presioni nga pushteti.