Politikë

Fushata e PS/ Paloka: Ballukut i takonte të hidhej përpjetë nga milionat që ka futur në xhep

Edi Paloka, i cili është edhe kandidat i PD për deputet në Tiranë ka reaguar ndaj hapjes së fushatës nga Partia Socialiste, duke e cilësuar si një “shfaqje të shpifur”.

Gjatë një interviste në “News24”, Paloka nuk ka kursyer as kritikat ndaj eksponentëve të PS që morën pjesë në aktivitetin e organizuar, duke i cilësuar ata si “të përdorur” dhe të shndërruar në pjesë të një komedie politike.

Ajo shfaqja ishte jo vetëm tallëse për shqiptarët, por edhe për ata që kishin dalë aty” tha Paloka, duke u shprehur veçanërisht për ish-kryeministrin Pandeli Majko, i cili, sipas tij, u detyrua nga Rama të kërcente.

“Pandeli Majko, dy herë kryeministër, e detyroi Rama të kërcente, Pandi që s’ka kërcyer kurrë në jetën e tij” shtoi ai.

Ai u ndal edhe te zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke thënë se asaj “i takon të kërcejë dhe të hidhet përpjetë se e bëjnë milionat në xhep” ta bëjë atë veprim.

“Mirë këto gratë. Sigurisht që Belindës i takon të kërcejë e të hidhet përpjetë se i bëjnë milionat në xhep të hidhen, por ata të shkretët e tjerë ishin në pikë të hallit”, tha ai.

Paloka e krahasoi këtë situatë me praktikat e diktaturës, duke kujtuar Stalinin dhe mënyrën si ai kërkonte që anëtarët e byrosë politike të kryenin veprime të tilla si pjesë e shfaqjeve për t’u bindur dhe manipuluar.

“Në një politikë serioze kjo nuk mund të ndodhi” tha Paloka, duke theksuar se një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe e papërfytyrueshme për Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha.