Politikë

Fushata për 11 majin, Vangjeli: LaCivita duket si shpëtimtari, sikur po konkurron ai për Kryeministër

Analisti Lorenc Vangjeli duke folur për hapjen e fushatës për zgjedhjet e 11 majit tha se këshilltari amerikan Chris LaCivita, që do drejtojë fushatën e ‘Shqipëria Madhështore’ duket si shpëtimtari i vendit tonë, sikur është ai që po konkurron për Kryeministër kundër Ramës.

Në emisionin ‘Log.’, Vangjeli tha se fushata ka nisur me premtime.

Nuk kemi ç’të bëjmë, këto oferta kemi. Duket sikur LaCivita po konkurron me Ramën, pritet si Jezu Krishti nga populli opozitar. Është marketuar shumë për mendim tim.

Gjithashtu, është marketuar sikur ka dy Amerika, ajo e zeza e Soros dhe tani e ndershmja e Trump. Gënjeshtrat e mëdha publike ndodh që pranohen më lehtësisht. Por të gjithë këto pritshmëri shumë pak ndikojnë te votuesi shqiptar.

Kolona zanore e vendosur në fushatën e PD ka që në ‘82, teksti bën fjalë për mbijetesë, që luftojnë, që duket se përmbledh gjithçka, por në fakt është vetëm mbijetesë e vetë Berishës.

Ka kontrast mes kampesh në fushatë, por është e njëjta supë e vjetër. Politika është problem në përgjithësi, por këtu te ne është një problem në vetvete për t’u zgjidhur. Nesër premtimet e bëra do të harrohen, fituesi do të thotë se e meritonte, nëse humbësi refrenin e vjetër. Berisha luftëtar epik po ndeshet po në një betejë epike, por vetëm për mbijetesë”, tha Vangjeli.