Deputeti Luan Baçi dhe ish-deputeti Klevis Balliu i kanë drejtuar një apel qytetarëve lushnjarë që të votojnë me 6 mars kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano.
Baçi thekson se kjo qeveri di vetëm të mashtrojë e të gënjejë, duke shtuar se qytetarët e Lushnjës më 6 mars duhet të votojnë Elton Banon, për ndryshimin.
“Këta dinë vetëm të vjedhin, të abuzojnë, të gënjejnë dhe të mashtrojnë qytetarët! Asnjë votë, për “Sefat” asnjë vote, për ata që vetëm gënjejnë dhe vjedhin! Çdo votë, për Lushnjën dhe Lushnjarët, çdo votë, për ELTON BANO, nr 3 në siglën” Shtëpia e Lirisë””, shkruan Baçi.
Ndërsa ish-deputeti Balliu ka shpërndarë një video në “Facebook”, duke u shprehur se Lushnja voton më datë 6 mars Elton Banon.
“Fitore”, thërrasin qytetarët në video. “Lushnja voton Elton Banon”, shkruan Balliu.