Napoli kthehet të fokusohet përsëri plotësisht te Ardian Ismajli. Kryesuesit e Serisë A kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit dhe mbrojtësi shqiptar tashëm është kthyer në një prioritet për napolitanët, pas refuzimit të fundit që morën.
Konte kishte kërkuar një qendërmbrojtës dhe ishte piketuar braziliani Danilo i Juventusit, i cili po largohet nga bardhezinjtë. Por ky i fundit ka ndërruar mendje dhe nuk do të vazhdojë më në Itali, duke u kthyer në Brazil për të firmosur me Flamengon.
Kësisoj, Napolit i duhet një tjetër lojtar për prapavijën dhe tani vëmendja është kthyer te Ismajli, i cili është një futbollist me eksperiencë në Serinë A, e padyshim me cilësitë për të bërë mirë. Empoli nuk heq dorë nga futbollisti deri në fund të edicionit, kur atij i mbaron kontrata. Por Napoli tashmë është gati të paguajë për të siguruar firmën e rij.
Ndaj në ditë në vijim priten të reja në këtë drejtim, me përfaqësuesit e klubeve që do të nisin bisedimet konkrete për të mundësuar një marrëveshje.