Politikë

Gara në listën e hapur/ Majko, Kodheli, Xhaçka e Felaj jashtë Parlamentit; Alimehmeti dhe Tabaku më të votuarit e PD

Gara në listën e hapur/ Majko, Kodheli, Xhaçka e Felaj jashtë Parlamentit; Alimehmeti dhe Tabaku më të votuarit e PD

Ja sa vota kanë marrë kandidatët e listës së hapur në Tiranë…

Nuk ka më asnjë dilemë se Partia Socialiste ka fituar thellë në këto zgjedhje. Teksa tani nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa u takon mandateve, vëmendja është te gara brenda partive, pra te lista e hapur.

Padyshim gara më e fortë është në Tiranë, ku janë shumë emra nga radhët e PD dhe PS që rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit, të paktën nëse shohim shifrat deri më tani.

Nga 75 kuti të numëruara, rezulton se në radhët e PS ata që pritet të futen në Parlament janë: Blendi Gonxhja, 5080 vota; Fatmir Xhafaj, 1880 vota; Erion Braçe, 912 vota; Ervin Hoxha, 615 vota; Ornaldo Rakipi, 569 vota; Xhemal Qefalia, 351 vota; Anila Denaj, 346 vota.

Ndërsa mbeten jashtë:Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Ermonela Felaj, Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Etjen Xhafaj.

PS në Tiranë ka aktualisht 19 mandate dhe nga këto 12 janë nga lista e mbyllur dhe 7 nga lista e hapur.

Ndërkohë PD kuotohet mes 13 dhe 14 mandate në Tiranë dhe vetëm 1 apo dy emra do futen nga lista e hapur. Deri më tani më i votuari është Ilir Alimehmeti me 1115 vota, pas tij Jorida Tabaku me 996 vota dhe  Myslim Murrizi, 761 vota. Nga kjo listë Ilir Meta mbete jashtë Parlamentit.

Ja votat për kandidatët në Tiranë, 75 kuti të numëruara

Lista e PS

1. Blendi Gonxhja, 5080

2. Fatmir Xhafaj, 1880

3. Erion Braçe, 912

4. Ervin Hoxha,615

5. Ornaldo Rakipi, 569

6. Xhemal Qefalia, 351

7. Anila Denaj, 346

8. Ylli Shehu, 290

9.  Julinda Dhame, 276

10. Pandeli Majko, 269

11. Mimi Kodheli, 195

12. Blerina Gjylameti, 182

13. Olta Xhaçka, 172

14. Etilda Gjonaj, 171

15. Blendi Sulaj, 151

16. Ermonela Felaj (Valikaj), 150

17. Toni Gogu, 135

18. Arben Pëllumbi, 135

19. Florian Pullazi, 113

20. Entela Ramosaçaj, 108

21. Endrit Braimllari, 106

22. Andi Seferi, 104

23. Edlira Dyrmishaj, 103

24. Sofika Lleshi, 88

25. Halit Valteri, 87

26. Plarent Ndreca, 82

27. Klotilda Bushka, 71

28. Kejsi Elezi, 66

29. Roy Bashaj, 63

30. Etjen Xhafaj, 60

31. Eldian Çepeli, 58

32. Glindxhet Madhi, 58

33. Silda çepe, 53

34. Antonela Dedej, 50

35. Persida Shkrepa, 32

36. Mirgit Vataj, 26

37. Halil Koloshi, 12

 

Lista e PD

1. Ilir Alimehmeti, 1115

2. Jorida Tabaku, 996

3. Myslim Murrizi, 761

4. Asllan Dogjani, 671

5. Loranca Hoxha, 633

6. Petrit Gjorgji, 431

7. Ilir Metaj, 340

8. Lili Sula, 196

9. Adriana Kalaja, 195

10. Arjan Hoxha, 183

11. Edit Harxhi, 177

12. Ilda Zhulali, 169

13. Albi Jahelezi, 163

14. Grigels Muçollari, 161

15. Et`hem Aga, 156

16. Petrit Doda, 151

17. Altin Goxhaj, 148

18. Salvador Kaçaj, 140

19. Mimoza Hajdarmataj, 119

20. Lisander Hoxha, 118

21. Elton Rroshi, 114

22. Shpëtim Idrizi, 113

23. Akil Kraja, 103

24. Sali Shehu, 103

25. Dhurata çupi(Tyli), 85

26. Xhulia Xhekaj, 75

27. Erisa Bajaziti, 71

28. Mhill Gecaj, 71

29. Kreshnik çollaku, 67

30. Jonathan Pano 66

31. Julia Ilirjani, 60

32. Pranvera Kurpalaj, 51

33. Eduart Çaça, 50

34. Arnold Kariqi, 33

35. Rivelino Çuno, 22

36. Besim Kuka, 18

37. Rudin Hylviu, 7