Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës thotë se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë emra të nderuar, por jo të vetmit që mund të propozojë PD-ja si kandidaturë për zgjedhjet për kryebashkiakun.
“Tabaku dhe Alimehmeti janë emra të nderuar, miq dhe kolegë për të cilët gëzojnë respekt maksimal por nuk janë të vetmit emra që ka PD-ja. Jo çdo kush ishte në garë në zgjedhjet e 2025. PD nuk është parti e vogël, është parti qeverisëse. Sot është në opozitë, por në momentin që fiton zgjedhjet është parti e parë qeverisëse dhe ka me mijëra njerëz të cilët janë të kualifikuar sipas fushave të ndryshme, anë e mbanë Shqipërisë. Janë me qindra emra që janë dinjitozë, që janë ekspertë në fusha përkatëse, me karrierë të pasur politike, me kontribute dhe që kanë dhënë dhe prova.”,
Ilir Alimehmeti duke komentuar qeverinë ”Rama 4” u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshëm të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.
Nga ana tjetër, demokrati foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.
“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës.
Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda.
Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, deklaroi ai.
Ndërsa nga Tabaku nuk kemi ende një reagim zyrtar.