Marko Verrati ishte surpriza e parashikuar nga trajneri Gatuzo për Italinë. Tekniku italian kishte planifikuar grumbullimin e tij, ndërsa në prag janë ndeshjet e “play off” për Botërorin 2026.
Planet janë prishur sot. Kjo pasi Verrati do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, për shkak të meniskut.
Verrati nuk luan për Italinë, që nga viti 2023. Tashmë duhet parë se cili do e zëvendësojë, ndërsa në krye të listës qëndron Nikolo Pisili i Romës.
Formacioni titullar ndërkohë nuk do preket. Barela, Tonali dhe Lokateli janë emrat e konsideruar për të nisur nga minuta e parë.