LifeStyle

Gazetari komenton dasmën e Big Brother: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli që ka patur

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Në lidhje me këtë rast gëzimi, gazetari Bledi Mane është shprehur skeptik për qëllimin e kësaj martese, duke e cilësuar si të shtirur dhe të realizuar për show.

“Martesa e tyre është e sforcuar dhe e bërë për show. Çdo veprim që bëjnë më duket si i kalkuluar për famë,” u shpreh Mane.

Ndërsa më tej zbuloi se ai vlerëson më shumë Gjestin sesa Eglin, duke kritikuar sjelljen dhe qëndrimin e saj publik.

“Egli është një njeri posesiv, e etur për famë dhe kërkuese e vëmendjes me çdo kusht. Jam shumë i sigurt që ajo ia ka nxirë jetën çdo mashkulli që ka pasur për krah”, tha ai.

Sipas gazetarit, lidhja mes çiftit nuk është e vërtetë dhe nuk beson në qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre.