E ftuar në podcastin Inside Albania me Alice Taylor, gazetarja Mirela Milori tha se vendimi i saj për të dërguar fëmijët jashtë vendit ishte një vendim i duhur, duke treguar faktorët dhe pamundësinë që Shqipëria i jep për t’i mbajtur këtu.
Sipas Mirelës, Shqipëria duhet të ishte një vend që të përmirësohej nga viti në vit, për të qenë një vend që t’u japë mundësi njerëzve të jetojnë në vendin e tyre.
“Për fat të keq duhet ta them këtë që Shqipëria ma ka bërë më të lehtë ta marr këtë vendim, sepse në vend që të përmirësohej nga viti në vit dhe të ishte një vend më i mirë për të rritur fëmijët, nga viti në vit është bërë një vend që miqtë e mi më thonë sa herë i takoj: ‘Do ta çoj djalin jashtë, do ta çoj vajzën jashtë, ishalla rri andej që të themelojë jetën andej’. Në këtë kontekst, që nuk më pëlqen fare që është kështu, unë kam bërë zgjedhjen personale. Askush të mos marrë asnjë këshillë. Secili ka vendimet e tij në jetë. Unë kështu e mendova, kështu e bëra”, u shpre Mirela.