LifeStyle

Gimbo zbulon takimin me familjen e Selin dhe të atij e saj

I ftuar këtë të diel në programin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori Gimbo ka ndarë me publikun përjetimet dhe emocionet e tij pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Ai ka rrëfyer se rikthimi në jetën e përditshme ka qenë një proces i veçantë për të, i mbushur me reflektime, por edhe me momente të bukura që kanë ardhur menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedës në studio, Gimbo u ndal veçanërisht te një nga momentet më të rëndësishme për të jashtë kamerave: takimi me familjarët e Selinës, partneres së tij gjatë lojës. Ai e cilësoi këtë takim si tepër të rëndësishëm dhe emocional, duke theksuar se ishte pritur në mënyrë shumë të ngrohtë dhe miqësore nga të gjithë anëtarët e familjes.

Sipas tij, komunikimi me ta ka qenë i sinqertë dhe i hapur, çka ka ndihmuar në krijimin e një raporti të afërt në një kohë shumë të shkurtër. Në veçanti, ai u ndal te vlerësimi që kishte marrë nga babai i Selinës, një moment që e ka prekur dhe e ka bërë të ndihet i respektuar.

“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selin, gëzoj respekt shumë të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua. Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selin ndaj meje dhe fakti që ai më ka parë me një sy pozitiv, duke kuptuar që qëllimi im ndaj Selinës nuk ka qenë asnjëherë i keq dhe as nuk do të jetë. Më ka bërë shumë përshtypje kur tha ‘të shohim si djalin tonë’. Në atë moment jam ndjerë jashtëzakonisht mirë dhe shumë i afërt me ta, sikur i njihja prej shumë vitesh,” u shpreh ai.

Përveç marrëdhënies me prindërit e Selinës, Gimbo tregoi se ka krijuar një lidhje shumë të mirë edhe me vëllain e saj, Onno-n. Ai tha se ndajnë të njëjtën moshë dhe interesa të përbashkëta profesionale, gjë që e ka bërë komunikimin mes tyre shumë të natyrshëm dhe të çlirët.

“Onno-n e kam si shok, pasi jemi në të njëjtën moshë dhe kemi edhe profesion të ngjashëm. Kam folur me të shumë hapur dhe më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Është vërtet një djalë flori,” shtoi ai.

Në fund, ai rikujtoi se marrëdhënia mes tij dhe Selinës ishte një nga historitë më të ndjekura dhe të komentuara nga publiku gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre vazhdon të jetë e fortë edhe jashtë shtëpisë.