Është gjetur i pajetë ditën e sotme 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut në Has.
27-vjeçari kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.
Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët u hodhën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të rritur mundësitë e gjetjes.
Fatkeqësisht, përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Gjithashtu Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë 27-vjeçari -n.
Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.