Kronikë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, ja dyshimet e policisë

Një 60-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Tiranë.

Efektivët shprehen se dyshohet se ka kryer vetëvrasje shtetasi me inicialet I.S. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.