Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Getafes, teksa u ndal te gjendja fizike e Kilië Mbapes.
“Ne duam që ai të jetë 100% në formë dhe nuk do ta nxitojmë. Kemi një ide të qartë se çfarë do të duhet për t’u rikuperuar nga problemet e tij fizike dhe duam që ai të jetë 100% në formë. Për momentin, është më mirë të mos japim një afat kohor sepse këto janë çështje të vogla që duhet t’i monitorojmë çdo ditë dhe ai duhet të shohë se si ndihet.”
Ndërkohë, Arbeloa po shijon një Vinicius të rizbuluar: “Nuk mendoj se kam prekur telat e duhur, mendoj se merita i takon tërësisht Vinicius, i cili është fantastik. Kam shumë besim dhe dashuri tek ai, dhe i inkurajoj shokët e tij të ekipit ta kërkojnë dhe të shfrytëzojnë cilësitë e tij. Ai është një lojtar vendimtar dhe themelor. Si trajner, qëllimi im është ta gjej atë në sa më shumë situata të ndryshme në fushë.”