Ditën e sotme Gjergj Zahari feston ditëlindjen e tij. Lajmin e bukur e zbuloi vajza e tij, Elia Zaharia, e cila nëpërmjet disa postimeve të bërë në profilin e saj në Instagram, shkroi fjalë zemre për babanë.
“Gëzuar ditëlindjen boss! Të duam shumë e i jemi falenderues Zotit për ty. Festofsh plot pranvera e qofsh kurdoherë i rrethuar me dashuri! Je një baba e një gjysh i mrekullueshëm!” shkroi Elia krah fotos që ajo postoi para pak minutash.
Në foton e postuar, me anë të cilës Elia uroi babanë e saj, shfaqet familja Zaharia ( Gjergji, Elia dhe Amosi). Prezente vërehet se është dhe aktorja e shumënjohur Yllka Mujo.
Kujtojmë se Mujo dhe Zaharia janë të ndarë prej 33 vitesh. Por mesa duket divorci nuk i ndalon ata që të kalojnë dhe të festojnë së bashku me fëmijët e tyre.