LifeStyle

Gjesti e pranon: E provokova Jozin para se të më godiste

Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania” u mbyll me një ngjarje të papritur dhe të tensionuar, pasi Jozi sulmoi fizikisht Gjest -in menjëherë pas daljes nga shtëpia. Incidenti ndodhi jashtë ambienteve të spektaklit, ku Jozi i ra me grushta Gjestit, duke shkaktuar një situatë të paprecedentë që tronditi publikun dhe fansat e formatit.

Menjëherë pas ngjarjes, Jozi u shoqërua nga forcat e policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa Gjesti mori ndihmën mjekësore jashtë shtëpisë dhe u rikthye disa minuta më pas.

Pas përfundimit të spektaklit, Gjesti, duke biseduar në oborr me Eglin, e komentoi përplasjen fizike dhe e pranoi se kishte qenë ai që e kishte provokuar Jozin para se të ndodhte incidenti.

“A ja pave fytyrën para se me dal. Kopke nga inati sepse unë e nguca. E nguca keq robtë. Ka thënë t’ia hi masi nuk kam mujtë me i ba tjetër send këtu në lojë”, u shpreh Gjesti, duke hedhur dritë mbi dinamikën që çoi në përshkallëzimin e situatës.