LifeStyle

Gjesti fitues i BBVA4/ Jozi kërkon paqen në kishë, ka një mesazh për Pashkë

Pas grushtit të tij “të famshëm” ndaj Gjestit, shumë njerëz kanë pyetur ku ndodhet Jozefin Marku. Mbrëmjen e ndjeshme pas meshës së shenjtë të Pashkëve, ai ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram, një video duke uruar gjithë besimtarët katolikë nga ambjentet e kishës.

Mos harrojmë që dje ishte finalja e madhe e BBVA4 kur shumë ndjekës së programit ishin në pritje për të parë nëse Jozi do të merrte pjesë ose jo. Por mesa duket një pajtim mes palëve duket i largët! Tani që Gjesti u shpall fitues i BBV4 dhe loja ka mbaruar mbetet të shihet fundi i kësaj marrëdhënie dramatike “dashuri-urrejtje” midis dy banorëve më të përfolur të këtij Big-Brotheri.