Gazetarja e njohur e Top Albanian Radio, Elona Duro, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një intervistë ekskluzive me katër finalistët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania. E pranishme përmes kamerave, ajo zhvilloi biseda të sinqerta me secilin prej tyre, duke i vendosur përballë reflektimeve për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë. Një ndër momentet më prekëse të intervistës ishte ai me Besart Klemendin, i njohur ndryshe si Gjesti.
Elona e pyeti atë se cili ka qenë momenti më i vështirë për të gjatë gjithë eksperiencës së tij në këtë reality show.
“E më e rënda ka qenë që prej izolimit… prej ditëve të gjata këtu, ngarkesës së madhe dhe ngjarjeve me Eglin që më kanë ndodhur. Pas daljes së saj… e humba shikimin, nuk mund të shihja mirë.
E humba edhe të folurën, nuk i shqiptoja fjalët mirë”, rrëfeu Gjesti me një zë të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se pasqyrimi emocional i eksperiencës së tij kishte lënë gjurmë të thella.
Gjesti është banori me qëndrimin më të gjatë në izolim në këtë sezon, pasi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 hyri vetëm një ditë pasi ishte larguar nga Big Brother VIP Kosova 3, ku kishte qëndruar plot tre muaj.
Ky rrugëtim i pandërprerë në dy reality show ka qenë një provë e fortë jo vetëm për durimin dhe forcen e tij mendore, por edhe për shëndetin e tij fizik dhe emocional.